Konsumimi ditor me fibra duhet të duket kështu

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 10:41
Konsumimi ditor me fibra duhet të duket kështu

Jo vetëm se ndihmojnë në pastrimin efikas të sistemit tretës, por ndihmojnë edhe në humbjen në peshë dhe kështu rregullojnë sheqerin në gjak. Mirëpo, shumë njerëz nuk u kushtojnë mjaftueshëm vëmendje fibrave dhe nuk i konsumojnë mjaftueshëm. Personat e rritur duhet të konsumojnë 25 g fibra në ditë, e shumica e njerëzve merr vetëm 16.

FIBRAT E TRETSHME DHE TË PATRETSHME

Tashmë kur dihet se fibrat janë nutrient shumë i rëndësishëm, duhet ditur se ekzistojnë dy lloje. Fibrat e patretshme nuk treten në ujë dhe promovojnë tretjen e rregullt. Fibrat e tretshme treten në ujë de ndihmojnë në absorbimin e ushqimit. Nëse ju takoni atyre njerëzve që duhet shtuar konsumimin e fibrave, atëherë përkujdesuni që në ushqim të shtoni: Drithërat (oriz, hikërror, elb); Fasule; Pemë (avokado, dredhëza, mollë, dardhë); Perime (qepë, brokol, karota, perime me gjethe të gjelbër); Arra dhe fara.

ÇFARË NËSE NUK I KONSUMONI MJAFTUESHËM?

Dihet se fibrat ndihmojnë në tretjen e ushqimit, që do të thotë se mungesa e fibrave sjell deri te zbrazja jo e duhur e zorrëve. Pos kësaj, ushqimi i pasur me fibra ul rrezikun për kolesterolin e lartë, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

(Kosova Sot Online)