Pastrimi i madh i organizmit për tri ditë

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 13:35
Pastrimi i madh i organizmit për tri ditë

Trupi i njeriut sheqerin e shndërron në energji, e sasitë që nuk përdoren shndërrohen në yndyrë, që më pas e shkakton mbipeshën. Në vijim ju sjellim detoksikimin treditor, plan ky që e pastron organizmin tuaj nga sheqernat e tepërta. Derisa jeni në këtë detoksikim treditor, në ushqim përfshini flluskat, mishin e peshkut, pemët me lëvozhgë të fortë, mish të pulës, perime dhe jogurt grek. Nuk ka ndonjë plan të veçantë të ushqimit, vetëm duhet shmangur sheqerin.

Për kafjall mund të hani flluska me jogurt grek, e nëse nuk ju pëlqen shija, mund të hidhni edhe ndonjë pemë të preferuar. Pemët në veten e tyre përmbajnë sheqer, por ky është sheqer natyral, prandaj lejohet. Sidomos duhet të keni kujdes të qëndroni të hidratuar gjatë këtyre tre ditëve të detoksikimit të trupit, pini më shumë ujë dhe çaj pa sheqer, por gjatë ditës pini vetëm një kafe, pa sheqer, natyrisht.

(Kosova Sot Online)