Kalciumi në artere zbulon rrezikun nga vdekja e parakohshme

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 11:36
Kalciumi në artere zbulon rrezikun nga vdekja e parakohshme

Me ndihmën e skanerit të enëve të gjakut, veçanërisht tri kryesoreve që qarkullojnë gjakun nga zemra mund të parashikohet se sa do të jetojë dikush. Personat me sasi më të madhe të këtij minerali janë për gjashtë herë më shumë në rrezik. Fotografia e depozitës së kalciumit në artere mund t'u ndihmojë mjekëve që të vlerësojnë se sa do të jetojë një person, ka zbuluar një studim i ri.

"Testi me emrin skanimi i kalciumit koronar, me ndihmë e një skaneri të thjeshtë 'CT', zbulon depozitat e kalciumit në tri arteret kryesore që qarkullojnë gjakun nga zemra", ka bërë të ditur udhëheqësja e studimit Leslee Shaw, profesoreshë e kardiologjisë në universitetin 'Emory' në Atlanta të SHBA-së. Personat me sasi më të madhe në këto arterie janë për gjashtë herë më shumë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme sesa personat, të cilëve nuk u është zbuluar kalciumi i mbledhur, kanë konfirmuar shkencëtarët pas 15 viteve të studimit në të cilin ishin përfshirë rreth 10 mijë pacientë. Madje edhe pacientët me sasi relativisht të vogël të kalciumit në muret e enëve të gjakut kanë qenë për 68 për qind më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme sesa personat që nuk kanë pasur shtresa të kalciumit

(Kosova Sot Online)