Stinore, të shijshme dhe sidomos të shëndetshme: Kuptoni, mjedrat ju mbrojnë nga kanceri

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 13:34
Stinore, të shijshme dhe sidomos të shëndetshme: Kuptoni, mjedrat ju mbrojnë nga kanceri

Është sezoni i mjedrave. Fryt i kuq i malit që pos se ka dukje tërheqëse dhe shije të hatashme dhe është burim për shëndet, mbron edhe nga mbipesha dhe janë burim për vitamina C. Mjedrat në vete përmbajnë shumë vitamina të kompleksit B, vitamina E dhe K. Në sasi të konsiderueshme përmbajnë edhe minerale. Janë të pasura me përbërës ushqyes, antoocianinë, resveratrol dhe flavonole si kuercetinë dhe kaempferol.

Për pak kohë është dëshmuar se mjedrat mbrojnë nga kanceri. Studimet në kancerin e gjirit, vezoreve, zorrës së trashë dhe mitrës, kanë dëshmuar se nutrientet e mjedrave në masë të madhe e zvogëlojnë stresin oksidues si dhe zbutin inflamacionet, me ç'rast pengojnë zhvillimin dhe prodhimin e qelizave të kancerit. Studimet e fundit kanë treguar se përbërësit në mjedra nxitin edhe vetë-shkatërrimin e qelizave të kancerit. Studiuesit kanë dëshmuar se ekstraktet "Rubus rosifolius" parandalojnë rritjen e qelizave të kancerit të mushkërive për 54 për qind, të zorrës së trashë për 50 për qind, të lukthit për 37 për qind.

(Kosova Sot Online)