Ilaçet natyrale indiane në shërbim të tretjes sa më të mirë

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 10:44
Ilaçet natyrale indiane në shërbim të tretjes sa më të mirë

Nëse keni telashe me tretjen, apo më mirë të themi keni telashe me mostretjen e ushqimit, atëherë duhet të caktoheni për opsionet më natyrale që lehtësojnë edhe nga fryrjet në stomak, pa pasur efekte tjera anësore. Atëherë, nuk ka zgjidhje më të mirë sesa ilaçet natyrale indiane.

XHEL ALOE-VERA NË UJË

Konsumimi i xhelit të bimës aloe-vera ofron lehtësim të menjëhershëm nga mostretja e ushqimit dhe urthin që e ndjeni në ezofag. Tretni një lugë xhel aloe-vera në një gotë ujë të vakët dhe e konsumoni.

LËNG LIMEJE DHE SODË E BUKËS

Shtrydhni lëngun e limesë në një gotë me ujë të ngrohtë. Më pas, ia shtoni edhe gjysmë luge sodë të bukës. Por, mos lejoni që përzierja të qëndrojë për një periudhë të gjatë kohore - ta konsumoni sa më shpejt që është e mundur. Kjo përzierje formon antiacide që lehtësojnë edhe efektet anësore.

ÇAJ XHENXHEFILI

Do të ishte mirë ta konsumoni një gotë me çaj xhenxhefili porsa ta ndjeni se tretja jo e mirë është e pranishme. Për një gotë çaj, qëroni një pjesë xhenxhefil, sa thoi i gishtit të madh dhe e bluani. E lini të qëndrojë për pak në një gotë ujë të ngrohtë pas disa minutave e konsumoni.

GJETHE TË FRESKËTA BORZILOKU

Një nga bimët më popullore në Indi është borziloku, që njihet thuajse si një bimë e shenjtë. Nëse nuk keni tretje të mirë, thjesht merrni 5 deri 6 gjethe të freskëta borziloku dhe filloni t'i përtypni. Po ashtu, mund t'i copëtoni dhe t'i vendosni në ujë të ngrohtë, si formë e çajit.

LËNGU I KULUMBRISË INDIANE

Një nga ilaçet më të shëndetshme që vjen nga India, që përfshihet edhe në bukuri, është kulumbria indiane. Duhet ta konsumoni sa here të vuani nga tretja jo e mirë e ushqimit. Po ashtu, nëpër shitore të ushqimeve të shëndetshme e gjeni edhe lëngun e kulumbrisë indiane.

FARA TË KAROMIT DHE KRIPË

Nëse ju pëlqen që kohë pas kohe të konsumoni shujta indiane, atëherë me gjasë do të keni një shishe me fara të karomit Indian. Ky është lajm i mirë, sidomos nëse keni telashe me tretjen. Kombinoni 5 deri 10 fara karomi dhe pak kripë. I përtypni për pak kohë dhe shpëlani gojën me një gotë ujë.

(Kosova Sot Online)