Përfundimisht zbulohet ilaçi kundër plakjes

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 14:34
Përfundimisht zbulohet ilaçi kundër plakjes

Qëkur ekziston civilizimi, njerëzit kanë tentuar të gjejnë ilaçin kundër plakjes. Derisa tentime të ndryshme kishte plot, asnjëra prej tyre nuk ka funksionuar. Mirëpo, ekipi i shkencëtarëve nga Filadelfia po teston teorinë e re, që organizmi i vjetër do të mund të përtërihej me ndihmën e transfuzionit të gjakut të personave të rinj.

 

Testimi po kryhet në grupin e njerëzve më të moshuar se 35 vjeç, të cilëve në gjakrrjedhje ju futet gjaku i adoleshentëve. "Në grupin tonë kontrollues ka njerëz nga Amerika, Australia dhe Evropa", ka shpjeguar një nga shkencëtarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ajo shkruan se si njerëzit që kanë pranuar 'gjakun e ri', ka theksuar se janë ndjerë hatashëm, e kur kjo metodë ishte provuar në minj, efektet e përtëritjes ishin të dukshme.

Truri i tyre ishte përtërirë, e po ashtu edhe zemra. Nëse keni qime të thinjura, do të ketë burimin e vet dhe do të fitojë ngjyrën. Një metodë të ngjashme është duke e aplikuar edhe një ekip tjetër i shkencëtarëve të cilët janë duke tentuar të shërojnë sëmundjen e Alzhaimer-it.

(Kosova Sot Online)