Dieta me kos

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 09:49
Dieta me kos

Disa dieta mund të jenë mundim i vërtetë, por ka edhe të tilla që janë ushqyese dhe që janë lehtë për t'i mbajtur. Për adhuruesit e kosit, ja një dietë e lehtë. Mund të humbni 5-6 kg për 10 ditë, e kjo dietë është ndër më të mirat, sepse nuk ka ushqime të ndaluara. Konsumoni karbohidrate, proteina, gjithçka përnjëherë.

Por, një dietë si kjo nuk duhet të aplikohet më gjatë se 14 ditë. Kosi përmirëson traktin tretës, forcon sistemin imun dhe ndihmon në hedhjen e kilogramëve dhe helmeve shtesë nga organizmi. Dieta me kos - çfarë preferohet: Kos natyral - 500 g në ditë; Pemë - 300 g në ditë; Mish - deri 100 g në ditë; Perime - deri 300 g në ditë.

(Kosova Sot Online)