Lëvorja e limonit më e shëndetshme se lëngu i tij

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 14:28
Lëvorja e limonit më e shëndetshme se lëngu i tij

Kur ta shtrydhim lëngun e limonit, zakonisht lëvoren e hedhim tutje. E kjo nuk do të duhej të ndodhte për faktin se lëvorja e limonit është e pasur me nutriente, më shumë sesa lëngu. Në fakt, lëvorja është plot me vitamina A dhe C, më pas me kalium, kalcium dhe fibra, të dobishme për muskujt tanë, sytë, nervat, zemrën, tretjen. Kaliumi nga lëvorja e limonit lehtëson enët e gjakut dhe ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut. Kjo kontribuon në punën më të mirë të zemrës. Lëvorja e limonit ju preferohet të gjithëve që vuajnë kapsllëku sepse është e pasur me fibra. Po ashtu, kanë rol pozitiv në ruajtjen e peshës trupore e janë aleat i mirë për parandalimin e shfaqjes së sëmundjes së sheqerit.

Pos se ndikon si shërues për organizmin nga brenda, ndihmon edhe në përdorimin e jashtëm, përkatësisht me lyerjen e plagëve dhe te aknet. Kur bëhet fjalë për plagët është dëshmuar se efekti antibakterial i ekstrakteve të lëvores së limonit ndihmon në shërimin e plagëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, që te personat që vuajnë nga diabeti është treguar se ndihmon edhe pas konsumimit të ekstrakteve të limonit. Substancat nga lëvorja e limonit thajnë poret në lëkurë, prandaj ndikon edhe në shërimin e akneve.

(Kosova Sot Online)