Lexoni edhe:
Ja sa bukur po duket sot 'Kassandra'
Kjo pemë me lëvozhgë të fortë ka shije të mirë, është shumë e shëndetshme ka ofron shumë dobi në krahasim me pemët tjera, nuk përmban gluten.
USHQIM QË NGOPË
Në 100 g gështenjë të pjekur ka rreth 245 kalori, e për këtë shkas edhe quhet si ushqim me vlera energjike. Është interesant se vlera kalorike e tyre dyfishohet me përpunimin termik, përkatësisht shtohet sasia e proteinave dhe karbohidrateve.
Ja sa bukur po duket sot 'Kassandra' Lexoni edhe:
USHQIM QË NXIT PUNËN E ZORRËVE
Gështenja është burim i shkëlqyeshëm për fibra që ulin nivelin e kolesterolit të lartë në gjak, por edhe nxitin punën e zorrëve, përkatësisht jashtëqitje të rregullt.
USHQIMI QË RUAN VESHKAT DHE ZEMRËN
Gështenja është e pasur me kalium dhe fosfor, si dhe me yndyra të pangopura, prandaj ju preferohet personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe sistemi kardiovaskular, por edhe të sëmurit nga veshkat. Pos kësaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, përmbajnë sasi të madhe me vitamina A, B dhe C, si dhe mangan, kalcium, klor, hekur dhe magnez.
USHQIMI QË FORCON IMUNITETIN DHE ESHTRAT
Bakri është mineral që shton forcën e eshtrave, ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, përmirëson punën e nervave dhe forcon imunitetin
(Kosova Sot Online)