Shërohuni me dredhëza mali

  • E.k /
  • 18 January 2023 - 11:20
Shërohuni me dredhëza mali

Këto ëmbëlsira të vogla të malit janë kokrrat më të preferuara. Pos se janë të shijshme, janë edhe shëruese. Janë ilaç natyral për shërimin e shumë sëmundjeve. Mund të përdoret e tërë bima, gjethet dhe fryti. Pikat e vogla me ngjyrë të verdhë me të cilat janë të zbukuruara dredhëzave të malit ju japin përbërës terapeutikë. Lëngu i dredhëzave të malit u sugjerohet personave që kanë sëmundje të mëlçisë, hepatit, cirrozë. Më së miri është që lëngun e tyre ta konsumoni në stomak të thatë dhe atë 3 gota në ditë. Lëngu i tyre përmirëson aktivitetin e mëlçisë dhe indet e mëlçisë.

Diabeti, gihti, niveli i lartë i kolesterolit dhe arterioskleroza mund të parandalohen dhe të zbuten pas 12 ditëve shërim me dredhëza mali. Nëse me dredhëzat e malit kombinoni dhe një dietë vegjetariane, atëherë rezultatet do të janë të mahnitshme. Pothuajse në të njëjtën mënyrë (terapinë 12 ditëshe) mund edhe të zbutni reumatizmin. Gjatë asaj kohe preferohet më shumë të rrini në diell. Nëse nuk jeni alergjik, dredhëzat e malit mund t'i përdorni edhe si tretman për lëkurën, kundër akneve, psoriazës dhe sëmundjeve të ngjashme. Konsumohen 150-200 g dredhëza mali para shujtave. Nëse vuani nga kapsllëku, dredhëzat e malit mund t'i përzieni me mjaltë dhe t'i konsumoni.

(Kosova Sot Online)