6 ushqimet dimërore që heqin kilogramët
Gjatë stinës së dimrit lëvizim më pak dhe hamë më shumë, prandaj edhe shtojmë në peshë. Për ta shmangur mbipeshën më së miri është të përcaktoheni për ushqime të shëndetshme dimërore, të cilat pos shëndetit ju ndihmojnë të humbni në peshë
PATATJA
T ë shumtë janë ata persona që janë të bindur se patatja nuk ndihmon që të humbni në peshë. Por, patatja në fakt është zgjedhje e shkëlqyeshme nëse dëshironi të humbni në peshë, përderisa edhe kolesterolin e mban nën kontroll. PRESHI Preshi është shumë i pasur me hekur dhe kalcium. Ju ndihmon që më lehtë t'i hiqni qafe shtresat dhjamore në pjesën e poshtme të abdomenit.
QEPA
Qepa është e pasur me krom, mineral ky i cili ju ndihmon qelizave që më mirë t'i përgjigjen insulinës, që ta mbajnë nivelin e sheqerit nën kontroll. RREPKA Rrepka është e pasur me fibra e po ashtu edhe me ujë që lehtë jua mbush lukthin. Shkaku i kësaj ndjenje do të jeni të ngopur dhe nuk keni nevojë për ushqime të dëmshme.
KAROTA
Gjatë stinës së dimrit do të ishte mirë që mishin ta zëvendësoni me perime, në mënyrë që ta zvogëloni konsumimin e kalorive. Karotat janë opsion i shkëlqyeshëm. Ju mbajnë të ngopur dhe do ta zbutin oreksin.
SPINAQI
Spinaqi posedon dy herë më shumë fibra në krahasim me perimet e tjera të gjelbra, e që është zgjedhja ideale nëse dëshironi të humbni në peshë. Pos kësaj, përmban edhe antioksidues, që ju siguron energjinë e mjaftueshme në ditët e ftohta.
(Kosova Sot Onine)