Aspirina për femrat mbi të 65-at mund t'i mbrojë nga kanceri dhe problemet me zemër
Femrat e moshuar, të cilat rregullisht marrin doza të vogla të aspirinës, mund të qëndrojnë larg sëmundjeve serioze si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, pohojnë mjekët. Mosha ideale është 65 vjeçe, sepse në bazë të studimeve femrat në moshë më të re mund të dëmtohen nga përdorimi i rregullt i aspirinës. Në studim kishin qenë të përfshira rreth 30.000 femra të shëndetshme. Zbulimet e reja që ishin publikuar në revistën "Heart", sugjerojnë se bilanci fillon të ndryshojë me rritjen e moshës, e në moshën 65 vjeçe është më mirë të merren doza të vogla se sa që të mos merren fare. Studimi mund t'i inkurajojë femrat e vjetra të shëndetshme që ta përcjellin këtë shembull në rritje dhe të marrin rregullisht doza të vogla të aspirinës.
Me miliona njerëz marrin doza të vogla të aspirinës, me përshkrim të mjekut, pasi të kenë pasur probleme me zemrën, por zbulimet e fundit sugjerojnë që kjo dozë mund t'i mbrojë edhe nga kanceri. Disa ekspertë pohojnë se meshkujt dhe femrat e shëndoshë që fillojnë të marrin aspirinë rreth moshës 45 dhe 50 vjeçe, për 20 deri 30 vjet do të mund t'i vërejnë përfitimet pasi që kanceri gjatë asaj moshe është shumë i rrezikshëm.
(Kosova Sot Online)