Mustarda - melhem për mëlçi, mushkëri, nyja

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 14:02
Mustarda - melhem për mëlçi, mushkëri, nyja

Shumë gjellë do të kishin shije të ndryshme sikur mos t’ju shtohet mustarda. Për shumicën, kjo është erëza e preferuar përgatitet nga bima e mustardës. Nga bima përgatitet preparati nga kapsllëku, derisa farat përdoren për mustardë. Mustarda posedon veti shëruese kundër diabetit, pagjumësisë, reumatizmit, mëlçisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mustarda është bimë me lule të verdha derisa bletët e adhurojnë. Përmbajnë lipide, karbohidrate dhe proteina, kurse nga mineralet më së shumti ka  fosfor, kalium dhe kalcium, e nga vitamina përmban vitamina A, tiaminë, riboflavinë dhe niacinë.

Janë burim i mirë për aminoacidet omega 3. Në industrinë farmaceutike shërben për përgatitjen e ilaçeve të ndryshme, që mund të përdoren vetëm me përshkrimin e mjekut. Efekti antibakterial i bimës është shumë i fortë dhe sugjerohet si masë parandaluese kundër baktereve.

Në mjekësinë popullore më shumë përdoret si kompresë, depërtojnë me sukses përmes lëkurës, përmirësojnë punën e metabolizmit dhe eliminojnë dhimbjet. 

(Kosova Sot Online)