Zbulohet ilaçi që lufton viruset e ftohjes?

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 09:41
Zbulohet ilaçi që lufton viruset e ftohjes?

Kura për ftohjen e zakonshme mund të jetë një hap më afër zbulimit, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët besojnë se e kanë zbuluar një ilaç i cili eventualisht mund të përdoret për t’i luftuar viruset që i shkaktojnë ftohjet. Ata thonë se kanë zhvilluar një përbërës i cili do t’ua pamundësojë viruseve infektimin e njerëzve. Hulumtuesit nga Oksfordi, Lidsi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, Pekini dhe Insbruku kanë zbuluar një përbërës i cili e shënjestron virusin përgjegjës për sëmundje të duarve, këmbëve dhe gojës, një gjendje që shkakton epidemi te fëmijët në Azi.

 

Ky, thonë ata, është gjithashtu një zbulim i rëndësishëm në kërkimin për një kurë të ftohjes së zakonshme. Kjo për shkak se ilaçi do të mund të jetë efikas edhe kundër viruseve të ngjashme me ato që e shkaktojnë sëmundjen e duarve, këmbëve dhe gojës, duke e përfshirë edhe virusin e ftohjes së zakonshme.

(Kosova Sot Online)