'Unike' kënga më e re nga Aurela Gaçe

  • A.P /
  • 10 February 2023 - 14:30
'Unike'  kënga më e re nga Aurela Gaçe

Vetëm pak javë pas publikimit të këngës "99 sfida", që u mirëprit nga publiku, ylli i muzikës shqipe Aurela Gaçe, ka publikuar projektin më të ri muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

"Unike", mban titullin kënga më e re e këngëtares, e cila si përherë vjen me interpretim të shkëlqyer nga Aurela.

Kujtojmë se artistja ka publikuar dhe dopjo albumin "Unike" i cili përmban 15 këngë dhe "Me Taban"  i cili përmban 5 këngë.


"Ka raste kur disa këngë që duan shumë angazhim në klip, por ka edhe nga ato që mjafton interpretim i vërtetë në ekran për të përcjellë mesazhin.Kur ti realizon album, është e pamundur që te gjitha kënget të jenë nota 10. Por ama, secila nga ato ka dalë nga një pjesë e shpirtit tim, e kjo ka shumë rëndësi", ka theksuar ndër të tjera Aurela Gaçe në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online".

Për ju, për ne, për të gjithë: Premierë: "Unike" nga Aurela Gaçe.

Dëgjim të këndshëm

(Kosova Sot Online)