Diabeti mund të mos shkaktohet nga shtimi i peshës

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 14:25
Diabeti mund të mos shkaktohet nga shtimi i peshës

Diabeti i tipit 2 mund të mos shkaktohet nga shtimi i kilogramëve, sugjeron një studim i ri. Hulumtuesit kanë zbuluar që njerëzit që kanë pasur peshë të qëndrueshme, por të tepërt, për shumë vite kanë më shumë gjasa që ta zhvillojnë sëmundjen sesa ata që kanë shtuar shumë peshë për një kohë të shkurtër.

 

Si rezultat, ata thonë se mënyra më e mirë për ta reduktuar numrin e rasteve të diabetit do të ishte përqendrimi në reduktime të vogla të peshës për tërë popullatës në vend të programeve për humbje të madhe të peshës për individët me rrezik të lartë. Hulumtuesit nga qendra e diabetit 'Steno' në Gentofte të Danimarkës, kanë studiuar të dhënat e 6.705 pjesëmarrësve të grupit 'Whitehall II', grup ky i shërbyesve civilë në Londër të cilët janë përcjellë për më se dhjetë vjet. Të gjithë vullnetarët nuk ishin të sëmurë nga diabeti kur filloi studimi por pas dhjetë viteve, 645 prej tyre u diagnostikuan me diabet. Ata zbuluan se shumica prej tyre kishin peshë të tepërt gjatë tërë kohës. Vetëm 15 njerëz që kanë zhvilluar diabetin kishin shtuar vazhdimisht peshë në vitet para diagnostikimit dhe vetëm 26 ishin me peshë të tepërt gjatë tërë kohës së pjesëmarrjes në studim.

(Kosova Sot Online)