Shmangni këta përbërës në ushqim!

  • E.K /
  • 16 February 2023 - 10:45
Shmangni këta përbërës në ushqim!

Nëse i vëreni disa prej këtyre përbërësve në udhëzimet apo deklaratën e ushqimit, qëndroni sa më larg prej tyre,raporton Kosova Sot Online.

Është e saktë se ky lloj i ëmbëltuesve nuk përmban kurrfarë kalorie, por efekti i tyre negativ në masë të madhe tejkalon dobinë e tyre në dietë. Ndërlidhen me diabetin, tipi 2.

Nëse në cilëndo formë shfaqen si njëri nga tre përbërësit e parë të prodhimit, atëherë atë prodhim gjithsesi se duhet ta shmangni.

Ngjyra karamele

Edhe pse hulumtimet e bëra që dërgojnë në efektin kancerogjen dhe hulumtimet e ngjyrës karamele ishin testuar në kafshë, më së miri do të ishte t’i shmangni prodhimet që e përmbajnë këtë përbërës.

Yndyrat trans

Yndyrat e ngopura artificiale zakonisht u shtohen prodhimeve në mënyrë që t’ua shtojnë afatin e përdorimit. Për fat të keq, në të njëjtën kohë shtojnë në masë të madhe rrezikun për sëmundje të zemrës.

Shurupi me fruktozë

Ky lloj i shurupit zakonisht e vërteton se ushqimi i papërpunuar është i pasur me ëmbëltues artificialë. Buka, ëmbëlsirat, keçapi më së shpeshti e posedojnë këtë përbërës.

(Kosova Sot Online)