Tableta kundër kancerit të qafës së mitrës

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 14:23
Tableta kundër kancerit të qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet me një ilaç që përdoret kundër sidës, thonë shkencëtarët. Është zbuluar që ilaçi i shkatërron virusin human papiloma, i cili e shkakton kancerin e qafës së mitrës. Një ekip nga Universiteti i Mançesterit ka trajtuar femrat me lopinavir dhe ka zbuluar që ai ka shkatërruar qelizat para-kanceroze në 90 për qind të pjesëmarrëseve pa kurrfarë efekte anësore.

 

Zbulimi, i cili do të prezantohet në dy konferenca gjatë këtij muaji, është mirëpritur nga shkencëtarët të cilët mendojnë se në të ardhmen femrave mund t’u shkruhet ky ilaç në recetë për përdorim në shtëpi, në vend se t’u nënshtrohen biopsisë ose operacionit për zbulim të anomalive në qafë të mitrës. Eksperimenti është bërë në spitalin kombëtar të Najrobit në Keni.

(Kosova Sot Online)