Anisi, ilaç kundër kollës, bronkitisit dhe astmës

  • E.k /
  • 18 February 2023 - 13:35
Anisi, ilaç kundër kollës, bronkitisit dhe astmës

Vaji esencial nga anisi përmban midis 80 dhe 90 për qind anetol, substancë kjo që lehtëson frymëmarrjen dhe nxit largimin e mukozës nga mushkëritë. Anis për këtë është shumë efikas dhe ilaç i këndshëm kundër kollës, bronkitisit dhe astmës. Mjalti me vajin esencial të anisit u sugjerohet fëmijëve. Pos se ndikon tek organet e frymëmarrjes, anisi lehtëson tretjen, largon gazrat dhe fryrjen. Në kombinim me kamomil, fara të lirit, u sugjerohet atyre që vuajnë nga kapsllëku. Anisi, kopra dhe qimnoni nxitin sekretimin e qumështit, prandaj u këshillohet nënave që ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri.

Ky lloj i çajit, të cilin nënat që ushqejnë fëmijët me gji duhet të konsumojnë rreth gjysmë litër në ditë, është shumë i dobishëm, e pos se shton sasinë e qumështit, foshnjave ua lehtëson ngërçet. Falë aromës së tij të këndshme, por edhe ndikimit antibakterial dhe kundër kërpudhave, anisi shpeshherë është përbërës në ujin për shpëlarjen e gojës. Anisi sugjerohet edhe kundër infeksionit të fytit në kombinim me sherbelën e përtypja e gjetheve të tij u sugjerohet njerëzve që kanë telashe me aromën e keqe të gojës. Shkencëtarët në studimet e tyre para tri dekadave kanë vërejtur substancat të cilat u ndihmojnë femrave gjatë periudhës së menopauzës.

(Kosova Sot Online)