A mundet insulina të ndikojë në atë çka hamë?

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 10:00
A mundet insulina të ndikojë në atë çka hamë?

Sa më shumë insulinë që ka në tru, aq më shumë dopaminë do të lirohet dhe kjo mund të ndikojë në atë se çka përzgjedhim që të hamë, thotë një studim i botuar në revistën "Nature Communications". Shkencëtarja nga Universiteti i NjuJorkut, Margaret Rice, dhe ekipi i saj, thonë se insulina luan një rol më të madh sesa që është ditur më parë në rregullimin e lirimit të dopaminës.

Insulina është hormon esencial për të gjithë gjitarët, për kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe për ndjenjën e ngopjes pas ngrënies, dopamina është një neurotransmetues, i cili ndihmon në kontrollimin e qendrave trunore për shpërblim dhe kënaqësi. Gjetjet e studimit të ri riafirmojnë atë se insulina ndihmon në shkaktimin e rimarrjes së dopaminës, kur rriten nivelet e insulinës. Ky studim tregon për herë të parë se efekti i përgjithshëm është rritja e nivelit të dopaminës.

(Kosova Sot Online)