Preshi – antibiotiku natyral

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 16:36
Preshi – antibiotiku natyral

Preshi është i pasur me proteina, beta karotinë dhe vitamina C. Preshi i papërpunuar është burim i manganit, hekurit, acidit folik si dhe vitaminave C dhe B6. Marrë parasysh faktin se me zierje zvogëlohet sasia e vitaminave dhe  mineraleve, preshi i zier mbetet burim i fortë për mangan dhe një sasi të hekurit, acidit folik dhe vitaminave B6, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Preshi si antibiotik natyral

Preshi është i pasur me materie, të cilat ndikojnë si antibiotik natyral, në uljen e shtypjes së gjakut, forcojnë sistemin imun, ulin kolesterolin, aktivizojnë enzimat, të cilat marrin pjesë në pastrimin e organizmit nga helmet dhe luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin dhe shfaqjen e sëmundjeve malinje.

Preshi rregullon tretjen

Në mënyrë që të mos i humbas vlerat e veta, ju sugjerojmë që në vend se ta fusni në ujë të ftohtë, preshin ta vendosni në ujë të ngrohtë. Është i pasur me vaj eterik që në sistemin tretës nxit sekretimin e lëngjeve të tretjes. Në pranverën e hershme preshi përdoret për pastrimin e organizmit, ripërtëritjen e florës së zorrës. 

(Kosova Sot Online)