Zbuloni ushqimet që luftojnë tensionin e lartë

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 14:45
Zbuloni ushqimet që luftojnë tensionin e lartë

Manaferrat e kuqe

Boronicat, luleshtrydhet dhe mjedrat janë të pasura me flavonoide, përdorimi i të cilave ndihmon në parandalimin e zhvillimit të hipertensionit dhe uljen e presionit të gjakut.

Bananet

Ato janë të pasura me kalium, efektive në kontrollin e hipertensionit. Ky element zhvendos natriumin, zvogëlon sasinë e ujit në trup dhe ul presionin e gjakut.

 

Hudhra

Kontribuon në rritjen e oksidit nitrik në trup, i cili ndihmon në stimulimin e zgjerimit të arterieve, duke ulur kështu presionin e gjakut.

Çokollatë e zezë

Një studim i vitit 2015 tregoi se njerëzit që konsumojnë çokollatë të zezë kanë më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare. Mos harroni se çokollata nuk duhet të përmbajë sheqer.

Perime me gjethe jeshile

Siç është përmendur tashmë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, kaliumi ndihmon në luftimin e natriumit të tepërt në trup duke ulur presionin e gjakut. Burimet kryesore të këtij komponenti janë: spinaqi, lakra, rrepa, drithi.


(Kosova Sot Online)