Një ilaç natyror kundër diabetit

  • A.P /
  • 22 March 2023 - 14:22
Një ilaç natyror kundër diabetit

Sëmundja e sheqerit mund të shërohet me këto bimë: 3 hise të bimës Rhizoma Caryophyllatae; një hise të gjetheve të mjedrës dhe boronicës; tri hise të bimës Potentilla aurea; dy hise të bishtajave të thata. E marrim një lugë të mbushur plot me këtë përzierje në 1/4 litra ujë, e përvëlojmë dhe e lëmë që të qëndrojë 3 minuta. Sasia e nevojshme ditore e këtij çaji është 1,5 deri 2 litra. Dobia e gjetheve të boronicave varet nga mbledhja adekuate. Ato duhen marrë vetëm para se të piqen boronicat.

Gjethet e tilla është parë se përmbajnë substancën e quajtur mirtilinë, e cila jo vetëm që e ulë nivelin e sheqerit në gjak, por mund ta shërojë tërësisht sëmundjen e diabetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Mirtilina për këtë shkak, me të drejtë, quhet "insulina bimore". Edhe përkundër këtij efekti të mrekullueshëm, kjo formë e mjekimit nuk guxon që të bëhet pa mbikëqyrjen e mjekut. Edhe selinoja preferohet për uljen e nivelit të sheqerit, ku të njëjtin efekt e kanë edhe qepa dhe hudhra, të konsumuar me bukë.

(Kosova Sot Online)