Ilaçet popullore nga qepa

  • E.K /
  • 30 March 2023 - 11:26
Ilaçet popullore nga qepa

Qepa qëmoti përdoret në kuzhinë, qoftë në formën e freskët apo të zier dhe të përpunuar. Mirëpo, qepa posedon edhe veti të tjera shëruese, duke dhuruar edhe shije shumë specialiteteve.

KOMPRESAT NGA QEPA

Në rast të dhimbjeve të forta të kokës, të ënjtjeve apo dhimbjeve në veshë, do t'ju ndihmojë në masë të madhe, nëse në vendin ku ndieni dhimbje mbani qepën e copëtuar imët të mbështjellë në peshqir. Te temperaturat e larta kompresat me qepë t'i mbani në këmbë.

LËNGU NGA QEPA

Preni qepën në pjesë të imëta dhe shtrydhni lëngun prej saj. Nëse keni probleme me mushkëritë, përzieni lëngun nga qepa dhe një lugë mjaltë dhe këtë zierje shëruese ta merrni tri herë në ditë. Mundeni edhe ta parandaloni humbjen e flokëve, nëse në lëkurën e kokës derdhni lëngun e shtrydhura nga qepa. Shëroni edhe kollën e mërzitshme, duke konsumuar lëngun nga qepa, të tretur me pak ujë.

(Kosova Sot Online)