Mango ndihmon në parandalimin e mbipeshës dhe diabetit, tipin 2

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 11:31
Mango ndihmon në parandalimin e mbipeshës dhe diabetit, tipin 2

Për një kohë të gjatë, personat që mbanin dietë me grejpfrut e madje edhe ananas në mënyrë magjike mund të ndihmojnë në humbjen në peshë. Tani shkencëtarët i kanë shtuar edhe një fryt përzierjes, duke pohuar se mango po ashtu mundet të ndihmojë në parandalimin e mbipeshës dhe diabetit, tipit 2, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Është zbuluar se ky superushqim forcon bakteret në zorrë që mund ta përkeqësojnë gjendjen. Studimi ka zbuluar se konsumimi i mangos mundet të parandalojë humbjen e baktereve të dobishme që mund të shkaktohet si pasojë e ushqimit të bazuar në sasi të madhe të yndyrave. Studiuesit kanë thënë se bakteri specifik në traktin e zorrëve luan rol kyç në mbipeshë dhe komplikimet që ndërlidhen me mbipeshën, si diabeti, tipi 2.

Në studimin e bërë nga “Oklahoma State University”, 60 minj ishin vendosur në trajtimin për 12 javë, në katër grupe. 'Mango është burim për fibra', thotë profesori Edralin Lucas. 'Rezultati i këtyre studimeve në kafshë ka treguar se mango në ushqimin tuaj mundet të ndihmojë ta ruani dhe ta rregulloni shëndetin e zorrëve dhe nivelin e baktereve të mira”. 

(Kosova Sot Online)