Pastruesit e dhëmbëve - çaji i zi, djathi...

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 10:21
Pastruesit e dhëmbëve - çaji i zi, djathi...

Dihet se disa ushqime, me higjienë të keqe të gojës, mund ta dëmtojnë dhe ndikojnë në dukjen e dhëmbëve. Por, ekzistojnë edhe ushqime që e mbrojnë këtë organ estetik. Çaji i zi ndikon në bakteret që e nxitin krijimin e pllakës së dhëmbëve. Studimet tregojnë se çaji i zi ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve si, kariesin dhe paradentozën.

Rrushi i thatë nuk ndikon siç thuhet në shkaktimin e gjakrrjedhjes nga dhëmbët. Studimet kanë treguar se fitokemikatet në rrushin e thatë parandalojnë zhvillimin e disa baktereve që e shkaktojnë kariesin. Djathi, mishi i pulës dhe arrat po ashtu furnizojnë dhëmbët me kalcium dhe fosfor, për ta shtuar kualitetin e dhëmbëve.

(Kosova Sot Online)