Shëron zemrën, përmirëson tretjen...

  • E.k /
  • 07 April 2023 - 11:13
Shëron zemrën, përmirëson tretjen...

Liri është një prej bimëve më të vjetra në botë. Njihet si ilaç për krejt organizmin. Është burim për aminoacide esenciale, fibra dhe shumë nutriente. Farat e lirit përmbajnë mineralet, siç janë kalcium, selen, hekur, natrium, magnez dhe kalium. Po ashtu, janë të pasura edhe me vitamina B, C dhe E. Vaji i farave të lirit mund të jetë shtesë në ushqim. Vaji i lirit stabilizon nivelin e sheqerit në gjak, ndihmon te mbipesha, ndikon si masë preventive për sulm në tru.

Po ashtu, ndikon si masë parandaluese te arteroskleroza dhe ndal dhimbjet në nyja dhe artrit. Nëse keni telashe me inflamacionin në fshikëz dhe gurëve në idhcë, vaji i lirit ju ndihmon. Liri ndikon edhe në sistemin tretës dhe metabolizëm si dhe e forcon sistemin imun. Femrat që kanë cikël menstrual dhe dhimbje apo vuajnë nga depresioni, duhet rregullisht ta konsumojnë lirin, derisa edhe floku, eshtrat dhe lëkura janë më të shëndetshme nëse përdorni vajin e lirit. Por, me rëndësi është ta përmendim që personat me mukozë të dëmtuar të zorrëve duhet pasur kujdes me përdorimin e vajit të lirit, sepse mund të ketë efekt laksativ.

(Kosova Sot Online)