Me shalqi, për nëntë ditë deri te linja vitale!

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 10:53
Me shalqi, për nëntë ditë deri te linja vitale!

 Shalqiri njihet si ëmbëlsirë verore, e lëngshme dhe e ëmbël, porse shkrin shtresat dhjamore për nëntë ditë pranojeni se nuk e keni ditur. Shalqiri pastron organizmin nga helmet e grumbulluara dhe lehtë mund të shtrëngojë figurën për kohë të shkurtë. Kjo perime mund të ndihmojë shumë në humbjen në peshë, e nëse vendosni të detoksoni organizmin me shalqi, më së miri që ky detoksim të gjatë nga 9 deri 13 ditë.

Pos kësaj, shalqiri ndihmon edhe kur t'ju kap dëshira për çokollatë apo akullore. Fibrat në shalqi ju mbajnë të ngopur dhe parandalojnë ta teproni me ushqimin. Por, edhe pse është e pasur me materie ushqyese dhe ka pak kalori, shalqiri ka indeks të lartë glikemik. Te njerëzit që janë të ndjeshëm me ngritjen e sheqerit në gjak nevojitet një dozë e kujdesit e kështu shalqiri duhet të kombinohet me ushqimet me nivel të ulët glikemik, për shembull me pemë me lëvozhgë të fortë, qershi, mollë, bukë elbi. Pas dietës me shalqi, për të ruajtur procesin e humbjes në peshë, të gjitha lëngjet t'i zëvendësoni me ujë të thjeshtë dhe shalqi: dy rriska shalqi i preni në pjesë të vogla dhe i ngrini. Më pas, i derdhni në gotë dhe i shtoni ujë. Pas ujit konsumoni shalqirin.

(Kosova Sot Online)