Ja si të pastroni trupin nga kripa e tepërt

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 14:27
Ja si të pastroni trupin nga kripa e tepërt

Asgjë nuk është më e pakëndshme sesa të mos jeni në gjendje të mbërtheni pantallonat për shkak të barkut të fryrë. Fajtori për këtë është zakonisht kripa e tepërt në organizëm.

Kripa jo vetëm që shkakton mbajtjen e lëngjeve, por gjithashtu mund të shkaktojë edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

Për të rivendosur ekuilibrin në organizëm dhe për tu ndjerë sa më mirë me trupin tuaj, AgroWeb.org ju sugjeron disa mënyra të thjeshta.

 

Konsumoni më tepër ujë

Veshkat tuaja kryejnë largimin e kripës nëpërmjet urinës. Kur konsumoni më shumë ujë, rritet prodhimi i urinës dhe kjo ndihmon në largimin e kripës së tepërt.

Mesatarisht, të rriturit kanë nevojë për 8 deri në 12 gota ujë në ditë. Kjo do të thotë se mund t’ju duhet të pini më shumë ujë, për të larguar kripën e tepërt nga organizmi.

Për t’u siguruar që po merrni sasinë e nevojshme, mbushni një enë prej 1,8 – 2,5 l me ujë për ta pirë gjatë ditës.

Konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë ujë

Konsumi i më shumë se 12 gotave me ujë në ditë, mund të jetë diçka e vështirë.

Por për ta lehtësuar këtë, ju mund të konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji.

Frutat dhe perimet, të tilla si luleshtrydhet, portokalltë, mollët, trangujt dhe specat, janë një zgjedhje e mirë.

Gjithashtu, tërshëra e bërë me ujë, kosi, lëngjet e frutave dhe supa me pak kripë, mund të ndihmojë në largimin e kripërave.


(Kosova Sot Online)