Manaferrat e ruajnë zemrën

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 10:32
Manaferrat e ruajnë zemrën

Nëse do të ekzistonte top-lista e ushqimeve më të shëndetshme, manaferrat do të ishin në krye të saj. Janë të pasura me antioksiduesin elagjitaninë, të cilin nuk e hasim pothuajse në një ushqim tjetër, që është shumë efikas kundër kancerit. Një grusht me manaferra në ditë ka efekt pozitiv edhe në shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut. Kjo sasi e manaferrave siguron rreth tetë gramë me fibra dietale, që janë domethënëse për uljen e yndyrës në gjak.

Falë përmbajtjes së madhe me fibra dietale, ndikojnë edhe në uljen e rrezikut për diabet, sëmundjet e organeve të tretjes derisa janë aleat për secilën dietë. Manaferrave ju përshkruhet edhe efekti kundër inflamacioneve dhe baktereve. Potenciali i tyre me nutriente është domethënës për ruajtjen e shikimit të mirë, ul rrezikun nga degjenerimi i syve dhe parandalon zhvillimin e skarlave të syve. Po ashtu, ndikon si filtrues në dritën e diellit, duke absorbuar rrezet e rrezikshme ultravjollcë. Nga manaferrat mund të përgatitet xhem, lëngje si dhe prodhime tjera derisa studimet e kanë dëshmuar se zierja apo përpunimi i tyre nuk e ul efektin e tyre shërues.

(Kosova Sot Online)