Bizelja si ilaç: Burim i fshehur i të mirave shëndetësore

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 10:45
Bizelja si ilaç: Burim i fshehur i të mirave shëndetësore

Bizelja është një bimë e fuqishme me një traditë të gjatë nëpër shekuj, që shëron dhe ushqen.

ANTIOKSIDUES I FORTË

Bizelja është e pasur me antioksidues si flavonoide, karotenoide, acid folik dhe polifenole. Është burim për fitonurtiente që kanë efekt të fortë antioksidues, si dhe vitamina C dhe E, mineralin zink dhe aminoacidet omega-3.

MBROJNË NGA KANCERI I LUKTHIT

Studimet kanë treguar se bizelja është aleat i fortë në luftën kundër kancerit në lukth. Është dëshmuar se sasia nga vetëm 2 miligramë i këtij fitonutriente në ditë me sukses e parandalon kancerin. Një gotë bizele përmban vetëm 10 miligramë kumestrol, që më shumë se mjaftueshëm tregon sa fort e lufton kancerin.

NDIHMON TE HUMBJA NË PESHË

Ky ushqim ka vlerë të madhe për të gjithë ata persona që duan ta rregullojnë peshën e tyre. Një gotë bizele ka më pak se 100 kalori, e njëkohësisht është e pasur me vitamina, minerale, proteina dhe fibra.

RREGULLON NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK

Bizelja është e pasur me fibra dietale dhe proteina që rregullojnë tretjen (një gotë bizele përmban rreth 8-10 gr mikronutriente). Stimulojnë tretjen dhe njëherësh e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Arsyet përse ta konsumoni bizele: • detoksojnë, • heqin lodhjen, • ndihmojnë te kapsllëku, • forcojnë sistemin nervor, • përmirësojnë disponimin, • parandalojnë rrudhat.

(Kosova Sot Online)