Freskon, hedh helmet, heq 6 kg për 10 ditë: Dieta e fortë me jogurt

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 08:21
Freskon, hedh helmet, heq 6 kg për 10 ditë: Dieta e fortë me jogurt

Jogurti është ushqim shumë i përdorshëm dhe i dobishëm, e cila normalizon aktivitetet e organeve për tretje, përmirëson sistemin imun, ndihmon në hedhjen jashtë të helmeve dhe nxit punën e shpejtë të metabolizmit. Me ndihmën e dietës me jogurt mund të hiqni 5 deri 6 kilogramë për 10 ditë. Derisa e mbani këtë dietë, sugjerohen këto ushqime: Jogurt natyral, 500 gr në ditë, Pemë, deri 300 gr në ditë (përpos rrush, pjepër, shalqi, sepse përmbajnë sheqer), Mish, deri 100 gr në ditë (peshk, pulë dhe gjeldeti), Perime, deri 300 gr në ditë (domate, rrepkë, tranguj, speca…), Shembulli i menysë:

Kafjalli Xhelatinë me jogurt dhe mjedra, 1 çaj të gjelbër ose lëng portokalli. Dreka Një gotë çaj të ngrohtë bimësh, supë të ftohtë të përgatitur me jogurt dhe tranguj, 100 gr mish të zier, sallatë me tranguj, domate dhe erëza bimore, jogurt sipas dëshirës, 1 limonadë (pa sheqer). Zamra e pasdites: Domate me jogurt. Në jogurt shtoni pak mustardë, kripë dhe në blender i përzieni pak. Darka: Një gotë çaj të ngrohtë bimësh, borania në avull me jogurt, 1 gotë limonadë pa sheqer.

(Kosova Sot Online)