Gjelbërimi, i dobishëm për shëndetin mendor

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 17:47
Gjelbërimi, i dobishëm për shëndetin mendor

Gjelbërimi ka ndikim të qëndrueshëm pozitiv në shëndetin mendor të banorëve të qyteteve, thonë shkencëtarët britanikë nga universiteti “Exeter”. Revista profesionale “Environmental Science and Technology” shkruan se jeta në afërsi të sipërfaqeve të gjelbra në qytete lidhet më shumë me efektet e qëndrueshme pozitive, sesa p.sh. rritja e rrogës, apo përparimi në punë.

Njëri ndër shkaktarët kryesorë të kësaj dukurie mund të jetë niveli shumë më i ulët i stresit te personat që jetojnë në afërsi të parqeve të qytetit. Kërkuesit shkencorë po ashtu thonë se sipërfaqet e gjelbra po ashtu lidhen edhe me një rrezik më të ulët nga depresioni dhe ankthi. Rezultatet e reja janë fituar nga analiza e përgjigjeve të anëtarëve të 40.000 familjeve në Britaninë e Madhe.

(Kosova Sot Online)