Kuptojeni nëse vuani nga kanceri përmes jogurtit

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 10:56
Kuptojeni nëse vuani nga kanceri përmes jogurtit

Ekspertët për teknologji nga Instituti i Masaçusetsit kanë ardhur në një mënyrë të thjeshtë të zbulimit të kancerit, që përfshin vetëm jogurtin dhe testin e urinës. Profesori Sangeeta Bhatia ka zhvilluar molekulat që sillen se biomarkerë në zbulimin e qelizave të kancerit në zorrë të trashë. Në fakt, ai thekson se nëse këto molekula konsumohen së bashku me jogurt ato do ta gjejnë rrugën e tyre deri te qelizat e kancerit, ku enzimat shpërndahen në grimca të imëta dhe i hedhin nga trupi përmes urinës. Krejt çfarë nevojitet është që me letër t'i mblidhni ato grimca.

Mënyrat e mëhershme për zbulimin e kancerit në zorrë të trashë përfshinin futjen e atyre molekulave përmes injeksioneve. Testet tanimë janë përfunduar dhe janë aplikuar te minjtë laboratorik e te njerëzit kjo lloj mënyre do të tregohej si shumë e thjeshtë dhe shumë e lirë për t'u aplikuar, në zbulimin kësaj sëmundjeje të rëndë dhe shumë vdekjeprurëse. Në bazë të Shoqatës amerikane për luftë kundër kancerit, vetëm 40 për qind e njerëzve me kancer në zorrë të trashë ia dalin ta diagnostikojnë herët, shkaku se ekzistojnë shumë pak hulumtime.

(Kosova Sot Online)