Njihuni me tre infeksionet që mund të sjellin efekte anësore në shtatzëninë tuaj

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 15:01
Njihuni me tre infeksionet që mund të sjellin efekte anësore në shtatzëninë tuaj

Sipas ekspertëve, deri më tani ekzistojnë tre lloje të infeksioneve që mund të konsiderohen si indikatorë në humbjen e shtatzënisë suaj, për të cilët është e rëndësishme që të merrni masa paraprake për të ulur rrezikun nga prekja e një infeksioni gjatë shtatzënisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Deri më tani, ata kanë bërë të ditur se shkaku i zakonshëm i humbjes së shtatzënisë janë anomalitë kromozomale.

Ndërkohë që, infeksionet e përmenduara më poshtë mund të mos jenë ndër shkaqet e zakonshme të humbjes së një shtatzënise, mirëpo disa mund të sjellin efekte negative, shkruan Verywell Family.

Vaginoza bakteriale (BV): Vaginoza bakteriale është prezenca e numrit të lartë të bakterieve, duke përfshirë ureaplazmën dhe mikroplazmën.Simptomat mund të jenë të lehta dhe BV shpesh nuk kërkon trajtim për gratë shtatzëna.

Klamidia: Klamidia është një nga infeksionet e zakonshme që transmetohen seksualisht.Nëse nuk trajtohet, ajo mund të shkaktojë probleme me sëmundjen inflamatore të legenit (PID).

Gonorrea: Edhe pse nuk ka prova të mjaftueshme, dyshohet se gonorrea shkakton humbje të shtatzënisë.Simptomat përfshijnë shkarkim vaginal dhe dhimbje në urinim. 

(Kosova Sot Online )