Rreziku nga kanceri i lëkurës gjatë verës, ja kush rrezikon më shumë

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 14:00
Rreziku nga kanceri i lëkurës gjatë verës, ja kush rrezikon më shumë

Tani në periudhën e verës duhet të shqetësohemi akoma më shumë për kujdesin lidhur me lëkurën tonë dhe rrezikun për t’u prekur nga Melanoma, transmeton "Kosova sot Online".

Kanceri i lëkurës mund të prekë këdo, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo mosha. Edhe pse ekspozimi në rrezet ultravioletë (UV) të diellit dhe makineritë për nxirje artificiale janë shkaku më i zakonshëm, historia familjare dhe faktorë të tjerë mund të rrisin gjithashtu mundësitë për shfaqjen e kancerit të lëkurës.

Kanceri i lëkurës, veçanërisht melanoma, mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk kapet herët. Ai ka prirje për t’u përhapur në pjesë të tjera të trupit, dhe nëse kapet në fazat e avancuara, do të ketë nevojë për kirurgji dhe imunoterapi.

Sipas të dhënave, rezulton se edhe një djegie nga dielli në fëmijëri ose adoleshencë, mund të dyfishojë shanset për të zhvilluar melanomën gjatë jetës. Edhe pse ekspozimi UV është shkaku kryesor i kancerit të lëkurës, ai nuk është faktori i vetëm i rrezikut. Kanceri i lëkurës mund të jetë diçka e trashëguar gjenetikisht dhe historia familjare mund t’ju ndihmojë të jeni më të kujdesshëm.

Nëntipat e rralla të kancerit të lëkurës që prekin sytë, mukozën dhe pjesën e poshtme të duarve dhe këmbëve zakonisht nuk shkaktohen nga ekspozimi ndaj rrezeve UV.

(Kosova Sot Online )