Testi e parashikon diabetin

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 10:27
Testi e parashikon diabetin

Shkencëtarët izraelitë nga universiteti i Tel Avivit, besojnë se një test i thjeshtë i gjakut mundet të ndihmojë në konfirmimin e shkallës së rrezikut nga zhvillimi i diabetit. Statistikat zbulojnë se shumë persona me diabet nuk janë të vetëdijshëm në lidhje me gjendjen e tyre.

Në studimin e ri, në të cilin kanë marrë pjesë 10.201 njerëz, është përdorur testi me emrin A1C, i cili e bën konfirmimin e pranisë së hemoglobinës së glikuar në gjak. Është zbuluar që secila rritje e pranisë së kësaj hemoglobine lidhet me rritjen e rrezikut nga diabeti, veçanërisht te pjesëmarrësit me mbipeshë. Shkencëtarët thonë se diagnostikimi i hershëm i diabetit është vendimtar për trajtim më efikas të tij. Rezultatet e studimit të ri i ka botuar 'European Journal of General Practice'.

(Kosova Sot Online)