A ka diçka që nuk shëron borziloku?

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 08:50
A ka diçka që nuk shëron borziloku?

Në Indi kjo erëz ka vend të posaçëm. Në Ballkan përdoret për të përgatitur shumë gjella të ndryshme. Mund ta shtoni në sallatë dhe në gjellët me perime, ose hidhni disa gjethe në frapenë e preferuar me perime. Porosia më e mirë është ta konsumoni përmes çajit nga borziloku.

Borziloku si ilaç stimulon sistemin imun për të mposhtur inflamacionet dhe për t'i zbutur simptomat. Marrë parasysh se ekstraktet e kësaj bime në mënyrë të suksesshme thyejnë patogjenet, mundet të ofrojë ndihmë te shërimi infeksioneve bakteriale të traktit urogjenital. Hulumtimet kanë treguar se vaji eterik i borzilokut ul nivelin e glukozës në gjak si dhe nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit. Borziloku është shumë i dobishëm, përmban fenole, që posedojnë efekt të fortë antioksidues. Gjethet e freskëta të borzilokut janë burim i mirë për vitaminë A. Ruan shëndetin e syve, si dhe vitamina C e K, dhe hekur, kalium, magnez dhe mangan.

(Kosova Sot Online)