Krem nga majdanozi -pse jo?

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 11:49
Krem nga majdanozi -pse jo?

Keni probleme me qarkullimin e gjakut, venat e zgjeruara ose celulit - ja zgjedhja e thjeshtë që mund ta përgatisni në kuzhinën tuaj.

PËRBËRËSIT PËR KREM

50 g gjethe të freskëta të majdanozit; -120 ml vaj ulliri; - 10 g dyllë të bletëve.

PËRGATITJA

Piqeni majdanozin në vaj rreth gjysmë ore. E përzieni gjithë kohës. Pas gjysmë ore ato duhet të marrin ngjyrë të errët. E derdhni masën në një kavanoz të vogël, e mbyllni dhe e vendosni në vend të ngrohtë 2-3 ditë. Mund të shtoni vaj eterik të livandës. Pas 3 ditësh përzierjen e ngrohni dhe e kaloni përmes gazës sterile. Përsëri e ngrohni dhe shtoni dyllin. Kremin mund ta përdorni edhe për masazh. Përmes masazhit më mirë do ta përmirësoni qarkullimin. Bëni masazh, sidomos këmbëve.

(Kosova Sot Online)