Ju mundon lemza? Shtypni këto dy pika dhe do të zhduket në çast

  • S.A /
  • 09 September 2023 - 08:39
Ju mundon lemza? Shtypni këto dy pika dhe do të zhduket në çast

Pos që mund të jetë e dhembshme, lemza është e mërzitshme, por te disa njerëz mund të shkaktojë pështjellje dhe vjellje , transmeton "Kosova Sot Online " Lemza është normale. Shkaktohet nga një kontraktim i papritur dhe i pavullnetshëm i diafragmës. Kjo u ndodh pothuajse të gjithëve. Megjithatë, është shumë e bezdisshme sa herë që ju kap. Nëse lemza nuk ulet shpejt, ato mund të bëhet e pakëndshme dhe madje të sikletshme. Ndonjëherë sa më i vendosur të jesh për ta hequr qafe, aq më shumë hasni në rezistencë.

Këto janë dy metodat të cilat ju ndihmojnë që shumë shpejt të liroheni nga lemza.Vëreni gishtin në zonën midis majës së buzës suaj dhe hundës. Shtypeni fortë dhe shtyjeni në drejtim të dhëmbëve. Mbajeni rreth 30 sekonda, pastaj hiqeni gishti. Pika në qafë

Gjejeni ashtin e gjoksit në mes të kraharorit e cila i lidh brinjët.

Pastaj me gishta kaloni nëpër ashtin e gjoksit derisa të gjeni pikën e fundit.

Shtypeni atë asht më pak se 30 sekonda.

Nuk është e thënë ta shtypni tepër fort, por vetëm derisa e ndieni shtypjen.

(Kosova Sot Online )