Kujdes nga poleni i livadheve

  • E.K /
  • 09 September 2023 - 09:59
Kujdes nga poleni i livadheve

Ky muaj është njëri ndër më aktivët, sidomos nëse jeni alergjik nga pishat dhe livadhet. Vetëm sa ka kaluar rreziku nga alergjitë e polenit të drurëve, poleni i livadheve dhe i pishave ka filluar të përhapet përmes erës, duke u shkaktuar probleme personave alergjikë. Përqendrimi i polenit në ajër, për fat nuk kalon kufijtë pasi që shirat kanë 'pastruar' një sasi të madhe të polenit të ajrit. Por, kjo nuk është aspak rrethanë lehtësuese për personat që vuajnë nga alergjitë, pasi që shumë pak u nevojitet për të filluar me teshtitjet.

Se si do të manifestohet alergjia nuk varet nga lloji i polenit, por nga aftësitë dhe ndjeshmëria e organizmit. Alergjenët e tilla më shumë janë përgjegjëse për shkaktimin e astmës. Te ata persona, që marrin frymë përmes hundës, mukoza shihet si filtrim për ajrin dhe mban polenin, kështu që shfaqet reaksioni alergjik. Atyre, që marrin frymë përmes gojës, poleni u depërton në bronke dhe mushkëri, kështu që alergjia manifestohet me kollë, presion në gjoks, ngufatje.

(Kosova Sot Online)