Ja çka ndodh me organizmin tuaj, nëse nuk flini sa duhet

  • E.K /
  • 11 September 2023 - 09:36
Ja çka ndodh me organizmin tuaj, nëse nuk flini sa duhet

Ndoshta ju duket se nuk keni nevojë për 7 a 8 orë gjumë, që të funksiononi si duhet, por kujdes, mos e lini pa fjetur sa duhet, meqë nga kjo varet shëndeti juaj i përgjithshëm. Ja disa nga pasojat e gjumit të pamjaftueshëm Truri punon më ngadalë - mungesa e gjumit zvogëlon arritjen e gjakut në ato pjesë të trurit, të cilat kontrollojnë proceset mendore. Kjo zvogëlon aftësinë tuaj të zgjidhjes së problemeve dhe konkludimin logjik.

Problemet me memorie - studimet kanë treguar se gjumi i forcon lidhjet nervore të cilat e kontrollojnë mbamendjen dhe ndihmojnë në procesin e kujtesës. Irritabiliteti - Rezonanca magnetike ka treguar se, te personat që nuk flenë sa duhet, vjen deri te ndryshimet të cilat përcillen me frikë, zemërim dhe irritim. Vozitni keq - mungesa e gjumit nuk e rrezikon vetëm shëndetin tuaj, por mund të ndikojë edhe në jetët e njerëzve të tjerë, duke ua dëmtuar në një masë të madhe aftësinë për vozitje. Shtoni në peshë - ka gjithnjë e më shumë të dhëna që tregojnë se mungesa e gjumit ndikon në hormonet që lidhen me rregullimin e peshës trupore. Pastaj, mungesa e gjumit shkakton edhe rënie të libidosë, dobësim të imunitetit, etj.

(Kosova Sot Online)