
Përshpejtoni metabolizmin dhe humbni në peshë me pemë

Jo të gjitha pemët janë njësoj. Disa kanë më shumë sheqer natyral, e disa nëse i konsumoni në sasi të mjaftueshme ndikojnë të humbni në peshë. Papaja - përmban enzimën, e cila quhet papaina, që përshpejton tretjen dhe lehtëson humbjen e pemëve.
Avokado - është e pasur me yndyra të shëndetshme, që përshpejtojnë metabolizmin dhe prodhimin e testosteroneve. Ky hormon është i nevojshëm për humbjen në peshë te meshkujt, si dhe femrat.
Dardhët dhe mollët - përmbajnë sasi të madhe të fibrave dhe nëse e hani vetëm një prej tyre ju ndihmon të mos e ndjeni urinë.
Boronicat - kanë sasi të madhe të antioksiduesve, që mund t'ju ndihmojnë të hiqni qafe helmet që grumbullojnë kilogramët.
Bananet - janë përplot me fibra të tretshme që krijojnë ndjenjën e të qenët të ngopur. Kënaquni me një banane në kafjall, do ta holloni belin dhe do ta forconi sistemin imun.
(Kosova Sot Online)