Ja faktet pse ditën duhet ta filloni me ujë të ngrohtë dhe limon
Fillojeni ditën duke konsumuar ujë të ngrohtë me limon, në mënyrë që ta ndihmoni shëndetin tuaj .
NDIHMON TRETJEN
Uji i ngrohtë ndihmon në stimulimin e traktit digjestiv, ndërsa limoni stimulon dhe pastron mëlçinë. Pos kësaj, kjo përzierje ndikon për punë më të mirë të acideve të stomakut.
SISTEMI IMUN
Agrumet, në këtë rast limoni, janë të pasura me vitamina C. Vitamina C ndihmon kundër ftohjeve. Limoni me ujë të ngrohtë gjithsesi se ndikon edhe në forcimin e sistemit imun.
DETROKSIMI
Limoni ndikon në largimin e substancave të dëmshme nga organizmi i njeriut. Është edhe diuretik natyral, që do të thotë se ndihmon në largimin e lëngjeve shtesë nga organizmi.
LËKURA
Dehidrimi kronik ndikon që lëkura të duket e tharë dhe e pëlcitur. Vitamina C luan rol kyç në ruajtjen e shëndetit dhe ndihmon antioksiduesit në luftë kundër faktorit të plakjes.
DHURON ENERGJI
Kombinimi i ujit me limon ndihmon në freskimin e gjakut, prandaj ju bën të ndiheni më të lehtë dhe të gatshëm për obligimet e përditshme.
(Kosova Sot Online)