Kjo është arsyeja pse duhet ta anashkaloni darkën

  • E.K /
  • 26 September 2023 - 12:57
Kjo është arsyeja pse duhet ta anashkaloni darkën

Me siguri e keni dëgjuar disa herë këshillën se si kafjalli është shujta më e rëndësishme në ditë dhe se darka lirisht mund të lihet, sepse prej saj trashemi. Por, vështirë ta dini pse është ashtu. Kur ju thonë se nuk duhet të hani asgjë pas orës gjashtë në mbrëmje, kanë të drejtë. Në mbrëmje më lehtë e teproni me ushqim. Kjo ka befasuar edhe shumë shkencëtarë që kanë bërë hulumtime për ushqimin. Ata erdhën në përfundim se gjatë darkës ushqimet me pak kalori dhe me shumë kalori më dobët i aktivizojnë hapësirat e trurit. Në hulumtim kishin marrë pjesë 15 femra, së cilave u ishte përcjellë aktiviteti i trurit përmes rezonancës magnetike.

Atyre u ishte përcjellë aktiviteti i trurit gjatë shikimit të 360 fotografive të ushqimeve të ndryshme - nga pemët e perimet me pak kalori deri te ushqimi kalorik i ushqimit të shpejtë. Pjesëmarrëseve fotot u ishin treguar në mëngjes dhe në mbrëmje, e më pas kishte pasuar pauza prej shtatë ditëve. Siç edhe ishte pritur, ushqimi me shumë kalori në masë të madhe e kishte zgjuar trurin në krahasim me atë me pak kalori. Testet shtesë kanë treguar në mënyrë subjektive se ato nuk ishin të uritura gjatë natës, edhe pse ishte vërejtur se më shumë mendojnë për ushqimin gjatë mbrëmjes dhe kishin ndjenjë se më shumë do të mund të hanin në mëngjes sesa në mbrëmje.

(Kosova Sot Online)