A është qumështi mjaftueshëm i shëndetshëm për eshtrat?

  • E.K /
  • 27 September 2023 - 10:37
A është qumështi mjaftueshëm i shëndetshëm për eshtrat?

Qumështi shpeshherë ndërlidhet me eshtra të fortë dhe të shëndoshë, ndërsa mjekët amerikanë tash e një kohë të gjatë secilit person më të moshuar se tetë vjeç i sugjerojnë së paku tri gota në ditë prodhime të qumështit. Por, në disa vitet e fundit shkencëtarët kanë zbuluar disa mospërputhje midis qumështit dhe shëndetit të eshtrave. Prandaj, shtrohet pyetja nëse me të vërtetë qumështi ndihmon në forcimin e eshtrave.

Njëri nga përbërësit kryesorë për shëndetin e eshtrave është kalciumi, mineral ky i cili eshtrave u ofron strukturën e forcës, si dhe e ndihmon trupin në kryerjen e shumë funksioneve. Trupi natyrisht kalciumin e merr nga ushqimi, por nëse kjo nuk është e mundshme, vjen deri te tërheqja e kalciumit nga eshtrat, duke i bërë ata më të dobët. Mu për këtë arsye sugjerohet që për të shmangur osteoporozën sugjerohet që brenda ditës të konsumoni 1.000 dhe 1.200 miligramë kalcium. 'Qumështi dhe prodhimet e qumështit janë burim i mirë i kalciumit', thonë shkencëtarët.

(Kosova Sot Online)