Ushqimet që ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri

  • E.K /
  • 02 October 2023 - 10:45
Ushqimet që ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri

Konsumimi i së paku 20 gr fruta me lëvozhgë të fortë në ditë sipas ekspertëve ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Në fakt, frutat me lëvozhgë të fortë ul rrezikun nga lajmërimi i sëmundjeve të zemrës për 30 për qind, nga kanceri për 15 për qind, dhe nga vdekja e hershme për 22 për qind. Sasia e njëjtë e këtyre frutave (një grusht me arra), ndërlidhet edhe me zvogëlimin e rrezikut nga vdekja si pasojë e sëmundjeve respiratore, derisa rreziku për t'u prekur nga diabeti është ulur për 40 për qind.

Bashkë-autori i studimit Dagfin On, nga kolegji mbretëror në Londër, ka thënë: "Deri më tani studimet ishin drejtuar në ndikimin e frutave që kanë karshi sëmundjeve serioze si, të zemrës, infarktit, kancerin, por se tani kemi filluar të grumbullojmë të dhëna për sëmundjet tjera. Janë gjetur edhe fakte se përmes këtyre frutave ulet rreziku edhe për shumë sëmundje tjera". Ekipi i studiuesve kishte analizuar të dhënat e rreth 800.000 personave nëpër botë, derisa të anketuarit kishin konsumuar arra, badem, kikirikë, lajthi.

(Kosova Sot Online)