Erëza me vlerë të artë

  • E.K /
  • 09 October 2023 - 08:40
Erëza me vlerë të artë

Kurkuma është bimë nga familja e xhenxhefilit, "Zingiberaceae", që zakonisht rritet në Azinë Jugore. Nga rrënja e saj përgatitet erëza me ngjyrë të verdhë, që ia ka borxh kurkuminës.

VETITË SHËRUESE TË KURKUMËS

Kurkuma është një nga ilaçet më të forta natyrale. Përbërësi aktiv quhet kurkuminë. Vetitë shëruese të saj janë dëshmuar shekuj me radhë, ndikon te inflamacionet.

Është dëshmuar efekti i saj edhe kundër kancerit dhe Alzhaimer-it. Kurkuma përdoret për: Forcon tretjen Përtërin florën e zorrës Pakëson fryrjet Pastron mëlçinë Normalizon ciklin menstrual Zvogëlon inflamacionet te artriti Pastron gjakun. Përbërësit për ilaç: 100 gr mjaltë, 1 lugë kurkumë pluhur Përzieni të dy përbërësit derisa të bashkohen dhe i derdhni në kavanoz. Porsa t'i vëreni simptomat e para të ftohjes apo grimit, e konsumoni në këtë mënyrë: Dita e parë: merrni gjysmë lugë ilaç çdo orë Dita e dytë: merrni gjysmë lugë çdo dy orë Dita e tretë: merrni gjysmë lugë tre herë në ditë.

(Kosova Sot Online)