Rozmarina, një bimë me të vërtetë mrekullibërëse

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 10:50
Rozmarina, një bimë me të vërtetë mrekullibërëse

S hkencëtarët thonë se me konsumimin e rregullt të rozmarinës, mund të parandalohet paraqitja e kancerit. Ja disa nga vetitë e tjera të kësaj bime. 1. Lufton mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje. - Eozmarina i mbron ushqimet nga bakteret dhe mikroorganizmat e tjerë të dëmshëm. 2. Zvogëlon rrezikun nga shumë lloje të kancerit - duke përfshirë kancerin e gjirit, të zorrës së trashë dhe të lëkurës. 3. Përmirëson memorien dhe punën e trurit.

Rozmarina ruan shëndetin dhe pengon dobësimin e funksioneve të tij. Nëse keni vërejtur se keni filluar të harroni, atëherë përdoreni rozmarinën më shumë. 4. Mbron nga plakja e parakohshme. - Me gjasë keni dëgjuar për radikalet e lira, të cilat janë armiq të shëndetit tonë duke shkaktuar plakje të parakohshme si dhe shumë sëmundje tjera. Rozmarina lufton fuqishëm radikalet e lira.

(Kosova Sot Online)