Gjërat rreth kafesë, të cilat nuk i keni ditur më parë

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 11:41
 Gjërat rreth kafesë, të cilat nuk i keni ditur më parë

Edhe ju jeni adhurues i kafesë dhe mendoni se dini çdo gjë për të? Mendoni edhe një herë! Ja disa të dhëna rreth pijes tuaj të preferuar, të cilat me gjasë më parë nuk i keni ditur. Kafenë e parë nuk duhet pirë në mëngjes, kur organizmi edhe ashtu sekreton hormone për aktivizim, por kah mesdita, kur këto hormone fillojnë të bien.

Kafeina nuk na jep energji - nëse mendoni se energjia që na vjen pas pirjes së kafesë, ka të bëjë me kafeinën, atëherë kjo është e vërtetë vetëm deri diku. Në fakt, kafeina stimulon krijimin e substancës së quajtur adenozinë, e cila është ajo që na jep në të vërtetë energji dhe fuqi. Edhe bletët preferojnë kafenë - shkencërisht është dëshmuar se bletët joshen shumë nga kafeina, e cila e forcon dhe përmirëson memorien e tyre afatgjate.

(Kosova Sot Online)